Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti amerikan Joe Biden ka telefonuar homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky për të dënuar vendimin e Rusisë për të njohur rajonet separatiste në lindje të vendit.
Biden foli me të “për të rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, thotë Shtëpia e Bardhë.
Ai gjithashtu i tha presidentit ukrainas se SHBA planifikon të vendosë sanksione dhe tha se do të përgjigjet “me shpejtësi dhe vendosmëri, në hap me aleatët dhe partnerët e saj”, ndaj çdo agresioni të mëtejshëm nga Rusia.
Shtëpia e Bardhë thotë gjithashtu se Biden kishte telefonata me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz për të diskutuar se si të koordinonin përgjigjen e tyre./indeonline./
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...