Një video e Joe Biden pas fjalimit në OKB duket se tregon presidentin amerikan pak të humbur dhe duke kërkuar udhëzime nga audienca.
Presidenti amerikan, 79-vjeçar, po dilte nga skena pas fjalimit në Konferencën e Fondit Global ndërsa shpërthyen duartrokitjet.
Ndërsa presidenti del nga skena, ai ndalet për pak sekonda përpara se të shikojë përreth duke u dukur paksa i hutuar. Biden pastaj flet shkurtimisht me njerëzit në audiencë përpara se të ndërmarrë disa hapa të mëtejshëm, transmeton klankosova.
Shumë njerëz e kanë përshkruar skenën si shqetësuese, me kritikët që thonë se Biden duket “i humbur”.
Të dielën gjatë intervistës së tij 60 minuta, Biden hodhi poshtë sugjerimet se ai ishte shumë i vjetër ose i papërshtatshëm për të kandiduar përsëri në vitin 2024. Muajin e kaluar, Biden ka ngritur më shumë frikë për shëndetin e tij pasi dukej se po përpiqej të shtrëngonte duart me një senator disa sekonda pasi dyshja e kishin bërë këtë.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...