Presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar me liderët e Suedisë dhe Finlandës dhe rreth bashkimit të tyre në NATO.
Biden u tha udhëheqësve të Suedisë dhe Finlandës se ai mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe të drejtën e tyre për të përcaktuar “të ardhmen e tyre, politikën e jashtme dhe marrëveshjet e sigurisë”, transmeton portal arbresh.info
Biden foli me kryeministren suedeze Magdalena Andersson dhe presidentin finlandez Sauli Niinistö dhe të tre liderët përsëritën mbështetjen e tyre për Ukrainën, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë./arbresh.info/