Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kamala Harris hodhi poshtë sot idenë se presidenti Joe Biden duhet të tërhiqet nga gara zgjedhore, pasi përfaqësuesi demokrat Lloyd Doggett i Teksasit bëri thirrje të tërhiqej nga gara pas përformancës së dobët javën e kaluar me Trump.
“Joe Biden është kandidati ynë. Ne e mundëm kandidatin republikan Donald Trump një herë dhe do ta mundim përsëri,” tha ajo në një intervistë për CBS News.
Ajo theksoi se është krenare që është zëvendëspresidente e Joe Biden dhe nuk pranoi t’i përgjigjet drejtpërdrejt pyetjes nëse është e gatshme të udhëheqë vendin nëse do të jetë e nevojshme./abcnews.al
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...