Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden në një intervistë me Brian Tyler Cohen ka deklaruar se beson se sanksionet janë e vetmja rrugë për ta penalizuar Rusinë pa e rrezikuar një luftë në shkallë globale.
” I ke dy opsione. Të fillosh luftën e tretë botërore, të shkosh në luftë fizike me Rusinë. Ose të sigurohesh se një vend që vepron aq rëndë kundër ligjit ndërkombëtar paguan për atë që ka bërë” ka thënë Biden.
Mbrëmë SHBA, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian janë dakorduar për sanksione që godasin aftësinë e Rusisë për të kryer tregtëti me botën duke i hequr disa banka të saj nga sistemi ndërkombëtar i pagesave.
Rusia i ka quajtur jolegjitime këto masa.
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës