Biden do t’i kërkojë Kongresit 33 miliardë dollarë shtesë për të ndihmuar Ukrainën

WASHINGTON, DC - JANUARY 19: U.S. President Joe Biden makes an opening statement during a news conference in the East Room of the White House on January 19, 2022 in Washington, DC. With his approval rating hovering around 42-percent, Biden is approaching the end of his first year in the Oval Office with inflation rising, COVID-19 surging and his legislative agenda stalled on Capitol Hill. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

17:39 | 28 Prill 2022
KRG

Biden do t’i kërkojë Kongresit 33 miliardë dollarë shtesë për të ndihmuar Ukrainën

Presidenti Joe Biden do t’i kërkojë Kongresit 33 miliard dollarë shtesë për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, thanë sot 2 zyrtarë të administratës.

Kërkesa, e  cila vjen pasi lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e saj të nëntë, do të përfshijë më shumë se 20 miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe 8.5 miliard dollarë ndihmë ekonomike.

Kjo paketë është 2 herë më e madhe se paketa fillestare prej 13.6 miliard dollarësh që Kongresi miratoi muajin e kaluar.

Lëvizja e fundit sinjalizon një angazhim afatgjatë të SHBA-së për të penguar përpjekjen e presidentit rus Vladimir Putin për të zgjeruar kontrollin e Rusisë ndaj fqinjit të tij, dhe ndoshta më gjerë.

“Kërkesa e presidentit për financim është ajo që ne besojmë se është e nevojshme për të mundësuar suksesin e Ukrainës gjatë pesë muajve të ardhshëm të kësaj lufte,” tha një zyrtar i administratës për Politico.

“Ne kemi çdo pritshmëri që partnerët dhe aleatët tanë do të vazhdojnë të ofrojnë nivele të krahasueshme ndihme në të ardhmen.”/abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale