Pas lajmit se më shumë ndihma ka mbërritur në Gaza, Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu kanë këmbëngulur se do të ketë “rrjedhje të vazhdueshme të kësaj ndihme kritike” në rajon.
Në një telefonatë mes dy liderëve, Biden mirëpriti dy kolonat e para të ndihmave në Gaza që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor.
Në një deklaratë, ai tha se ndihma humanitare – ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore – kishte kaluar kufirin në Gaza dhe po u shpërndahet palestinezëve në nevojë, shkruan CNN, përcjell Arbresh.info.
Udhëheqësit diskutuan gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura që mbahen nga Hamasi, sipas një materiali zyrtar të bisedës së tyre./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Të paktën 14 kamionë me ndihma humanitare hyjnë në Rripin e Gazës përmes Egjiptit
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...
Bedri Hamza do i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë