Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto në një bisedë telefonike theksuan rëndësinë e përpjekjeve transatlantike për uljen e tensioneve në rajon lidhur me çështjen e Ukrainës.
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden dhe Niinisto zhvilluan sot një bisedë telefonike.
Dy liderët shprehën shqetësimin për grumbullimin e forcave ushtarake që Rusia ka bërë në kufirin me Ukrainën dhe kanë vënë theksin mbi rëndësinë e përpjekjeve transatlantike për uljen e tensioneve në rajon.
Biden falënderoi Finlandën që preferoi të blejë avionët luftarakë F-35 dhe deklaroi se kjo blerje do të vendos bazën e marrëdhënieve më të forta mes dy vendeve në vitet e ardhshme./AA/
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...