Projekti i Murit të Gjelbër të Madh në Sahel, për të cilin u njoftua një ndarje prej 19 miliardë dollarësh në janar, tashmë ka mbledhur gati gjysmën e fondeve të premtuara dhe tani ka tërhequr njëedhe donacion nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.
“48 përqind e parave tashmë janë siguruar në terren”, shprehu kënaqësinë presidenti francez Emmanuel Macron në margjinat e COP26 në Glasgoë, në një takim mbi projektin e pyllëzimit në shkallë të gjerë që përfshin 11 vende afrikane, transmeton portal arbresh.info
Projekti i Murit të Gjelbër të Madh, i nisur në vitin 2007, mori vrull në janar, me rastin e Samitit të One Planet në Paris, ku u njoftua një ndarje prej 19 miliardë dollarësh. Në takimin e djeshëm ku morën pjesë Princi Charles dhe Jeff Bezos, ky i fundit tha se fondacioni i tij do të marrë një angazhim miliarda dollarësh për të rindërtuar tokën nesër, kryesisht në Afrikë.
“Ne telefonuam Princin Charles dhe ai ftoi Jeff Bezos. Nuk është e lehtë të marrësh fondacione ndërkombëtare për të gjitha këto projekte të vogla,” u tha Macron gazetarëve.
Sipërmarrësit, përfshirë Bezos, e kanë gjetur veten nën kritikat e opinit publik dhe kritikëve për shpenzimin e parave për udhëtimet në hapësirë në vend që të zgjidhin problemet në Tokë.
Themeluesi i dyqanit më të madh online në botë, tha se u bë i vetëdijshëm për brishtësinë e planetit gjatë një fluturimi hapësinor në anijen e tij kozmike.
“Ata më thanë kur e shihni Tokën nga hapësira, ndryshon edhe mënyra se si e shikoni botën, por unë nuk e dija se do të ishte aq e vërtët”, tha Bezos në konferencë.
Fondi i tij i Tokës planifikon të japë një total prej dhjetë miliardë dollarësh për të luftuar ndryshimet klimatike./NYT/arbresh.info/
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...