Xiomara Castro është betuar si presidentja e parë grua në Honduras, mes një krize politike që kërcënon planet e saj për kombin e varfër.
Gjatë ceremonisë kur u betua, ajo deklaroi se po e merrte drejtimin e një vendi “të thyer”, por u zotua të ndiqte drejtësinë sociale dhe transparencën.
62-vjeçarja ka premtuar se do të luftojë bandat e fuqishme të trafikut të drogës dhe do të ndryshojë ligjet e rrepta të abortit.
Burri i zonjës Castro, Manuel Zelaya, drejtoi vendin nga viti 2006 deri në vitin 2009, kur ai u rrëzua nga një grusht shteti.
Ajo kandidoi për këtë detyrë dy herë në vitet pas largimit të tij nga pushteti, përpara fitores së saj në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, shkruan BBC./kk/
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...