Senatori i Vermontit, Bernie Sanders në debatin presidencial demokratik të martën, e quajti kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu një “racist reaksionar”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sanders tha se nëse ai zgjidhet, “do të merrte në konsideratë” zhvendosjen e Ambasadës së SHBA-ve përsëri në Tel Aviv, duke shtuar se politika e Lindjes së Mesme duhet të jetë në lidhje me mbrojtjen e Izraelit, “por ju nuk mund të injoroni vuajtjet e popullit palestinez”.
“Jam shumë krenar që jam hebre. Unë në të vërtetë kam jetuar në Izrael për disa muaj. Megjithatë, momentalisht jam i bindur, për fat të keq, në mënyrë tragjike, në Izrael, përmes Bibi Netanyahu, ju keni një racist reaksionar që tani po udhëheq këtë vend”, tha ai.
Sanders tha se SHBA duhet të ketë politikë që u afrohet palestinezëve dhe bashkon kombet.
Në fund të vitit 2017, presidenti i SHBA-ve Donald Trump njohu njëanshëm Kudsin si kryeqytetin e Izraelit, duke shkaktuar reagime në botë.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit