Silvio Berlusconi dhe Forza Italia nuk do të mbështesin qeverinë e re të koalicionit mes Lëvizjes 5 Yjet dhe Lidhjes. Ish-kryeministri italian garantoi votën kundër ekzekutivit në mocionin e besimit që parlamenti do të zhvillojë javën e ardhshme, ndërsa konfirmoi se Forza Italia do të jetë në opozitë. Berlusconi nuk u ndal me kaq, teksa e konsideroi naiv programin e qeverisë së re.
Forza Italia ka patur një qëndrim serioz që ka rezultuar vendimtar për krijimin e qeverisë së re, por ne nuk do t’i japim votëbesimin ekzekutivit.” Ka qenë ky qëndimi i kreut të kësaj force politike Silvio Berlusconi, në prag të mocionit të besimit për qeverinë e koalicionit mes Lëvizjes 5 Yjet dhe Lidhjes, që pritet të zhvillohet javën e ardhshme.
Në një deklaratë, Berlusconi e quajti programin e paraqitur nga dy partitë populiste “një libër naiv ëndrrash”. “Nuk mund të bëjmë tjetër veçse të konfirmojmë vendimin tonë për të votuar jo në mocionin e besimit dhe për të qenë në opozitë,” shtoi më tej ish-kryeministri, i cili e përshkroi Lëvizjen 5 Yjet si një forcë politike tërësisht të papërshtatshme me partinë e tij. Megjithatë, votat e Forza Italia-s nuk janë të nevojshme që koalicioni qeveritar të marrë shumicën në parlament.
Kujtojmë se Forza Italia u bashkua me Lidhjen e ekstremit të djathtë në zgjedhjet jovendimtare të përgjithshme të mbajtura në mars. Berlusconi i dha bekimin aleatit të tij për të zhvilluar bisedime me 5 Yjet më herët gjatë muajit, pasi të gjitha mundësitë e tjera politike u bllokuan./oranews/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës