Belgjika është ndër shtetet, që ka një numër të konsiderueshëm të personave të prekur nga koronavirusi.
Kështu, numri i personave të infektuar me Covid-19 në shtetin belg ka shkuar në 525 012 njerëz.
Ndërsa, në 24 orët e fundit janë infektuar me koronavirus në Belgjikë, 4 619 persona.
Numri i të vdekurve për shkak të Covid-19 në total në Belgjikë ka shkuar 14 106 njerëz.
Kurse, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi për shkak të virusit, 215 individë.
Koronavirusi vazhdon që të jetë mjaft i përhapur në të gjithë botën.
Numri i të infektuarve në mbarë globin, për shkak të virusit ka shkuar në 53 907 814 njerëz.
Ndërsa, numri i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar deri tani në rang global, në 1 312 204 persona. Shteti me më shumë të infektuar nga koronavirusi është SHBA, pasuar nga India, Brazili, Franca, Rusia etj.
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...