Një oficer policie u vra sot në Charleroi, në jug të Belgjikës, gjatë një hetimi për një rast të trafikut të armëve dhe drogës. Nga shkëmbimi i zjarrit është qëlluar për vdekje edhe i dyshuari, ndërsa dy policë të tjerë janë lënduar dhe njëri ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Siç deklaroi prokurori i Charleroi, Vincent Fias, ngjarjet u zhvilluan rreth orës 6.30 të mëngjesit, kur një grup i forcave speciale të policisë federale shkuan për të kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit. Ky i fundit qëlloi në drejtim të policisë me armë policinë, duke u fshehur pas një dere.
Një nga policët u vra në vend. I dyshuari është gjetur i plagosur brenda shtëpisë, ndërsa ka ndërruar jetë pak orë më vonë në spital. Prokurori tha se oficerët po vepronin si pjesë e një hetimi për “trafikun e drogës, kontrabandimin e automjeteve dhe armëve”.
Kryeministri belg Alexandre de Croix dhe ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e policit 36-vjeçar që u vra./abcnews.al
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...