Shkencëtari Keshe Warns i cili është një njeri shumë i respektuar dhe i nderuar nga të gjithë njerëzit, si rrallë herë, ka parashikuar ngjarje të këqija që pritet t’i kanosen planetit tonë. Më konkretisht, ai flet për një tërmet të fuqishëm, i cili do të shfarosë, 40 milionë njerëz.
Keshe shprehet: “40 milionë njerëz do të vdesin nga një tërmet i fuqishëm, i cili do të ndajë kontinentet, duke ndryshuar formën e planetit tonë përgjithmonë”.
Doktor Keshe Warns, thotë se tërmeti i fuqishëm, që ai e ka cilësuar si mega-tërmet, do të ndajnë Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut, si dhe do të formojë cuname me disa metra lartësi.
Megjithëse nuk shpjegon se kur mund të ndodhë kjo katastrofë, ai mendon se tërmeti do të jetë me një magnitudë nga 20 deri në 24 ballë.
“Duke studiuar tërmetin e fundit që goditin Kilin, unë mendoj se ky tërmet që i ri do të jetë i pashmangshëm. Këto janë përfundimet e mia, ajo që ne kemi parë në shtatë ditët e fundit këto janë tërmete të rrezikshme, të fuqishëm në magnitudë dhe që nuk kanë ndodhur më parë”, është shprehur shkencëtari.
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme
Skandali Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryemi...
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...
Karateistja shqiptare, Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e...