Shteti Islamik ka bërë thirrje për sulme në Britani gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, që nisë sonte.
Kjo thirrje vjen pas sulmit në koncertin e pop-artistes Ariana Grande, ku mbetën 22 persona të vrarë, transmeton portali arbresh.info.
Në mesazhin që po qarkullon, bëhet thirrje që mbështetësit e tipit ujqit e vetmuar të vrasin njerëz të pafajshëm, sikurse sulmuesi vetëvrasës Salman Abedi bëri në Manchester Arena, raporton Express.co.uk.
Një nga viktimat në Mançester ishte vetëm 8-vjeçare.
E premtja e parë e muajit të agjërimit konsiderohet si më e shenjta.
Në vitin 2015, më shumë se 400 persona u vranë nëpër sulme nga ISIS në Francë, Kuvajt, Siri, Somali dhe Tunizi, të gjitha në të Premten e parë të Ramazanit.
Një mesazh i përhapur në internet tha se xhihadistët duhet “të mos lënë kurrë një metër pa e bërë atë ferr në tokë për jobesimtarët”./Arbresh.info
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...
Elisa Spiropali vizition Kosovën, pritet nga krerët e shteti...