Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, për fitoren e mandatit të dytë në krye të shtetit pas zgjedhjeve presidenciale në balotazhin e së dielës.
Begaj në një postim në platformën X, ka thënë se sheh përpara mundësitë për të vazhduar forcimin e partneritetit të përbashkët mes dy vendeve.
“Urimet më të përzemërta për mikun tim, Zoran Milanović, në rizgjedhjen si President i Kroacisë. Shohim përpara për të vazhduar forcimin e partneritetit tonë”, shkruan presidenti Begaj.
Socialdemokrati mori më shumë se 74 për qind të votave në balotazhin e zhvilluar me rivalin e qendrës së djathtë, Dragan Primorac, i cili siguroi vetëm 25 për qind.
Congratulations to my friend Zoran Milanovic on your re-election as President of Croatia!
Looking forward to continuing and further strengthening our partnership. @Ured_PRH
???? pic.twitter.com/NU8MjB2zcB
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) January 13, 2025
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...