Bashkimi Evropian ka reaguar pas sulmit ajror të Izraelit ndaj drejtuesve të Hamasit në Doha, duke e cilësuar atë si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të integritetit territorial të Katarit.
Në një deklaratë të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së thuhet se ky veprim rrezikon të shkaktojë një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës në rajon.
“Shprehim solidaritet të plotë me autoritetet dhe popullin e Katarit, partner strategjik i BE-së”, thuhet në reagim.
Po ashtu, BE-ja thekson se është e domosdoshme të shmanget çdo përshkallëzim i luftës në Gaza dhe përsërit mbështetjen për të gjitha përpjekjet që synojnë një armëpushim./rtk
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës