Bashkimi Evropian (BE), ka njoftuar se janë të shqetësuar nga rregullimi ligjor i cili lehtëson ekstradimin në Kinë për të dyshuarit në Hong Kong, transmeton Anadolu Agency (AA).
“BE ndan shqetësimet e popullit të Hong Kongut mbi rregullimet ligjore që lehtësojnë ekstradimin e të dyshuarve në Kinë. Ne e kemi përcjellë këtë shqetësim tek qeveria kineze”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga zyra për shtyp e Komisionit të BE-së.
Populli i Hong Kongut kanë ushtruar kohët e fundit të drejtat për t’u shprehur dhe për t’u mbledhur, thuhet në deklaratën ku bëhet thirrje për vetëpërmbajtje dhe kërkohet që të respektohen këto të drejta.
– Rregullorja e debatueshme
Projektligji i cili u paraqit në parlament më 3 prill lehtëson ekstradimin në Kinë, në Rajonin e Posaçëm Administrativ Makao dhe në Tajvan.
Opozitarët mbrojnë idenë se ky ndryshim që do të bëhet në ligjin e ekstradimit do të eliminojë liritë në Hong Kong, ndërsa zyrtarët e Hong Kongut theksojnë që ky ndryshim duhet të bëhet për ekstradimin në Tajvan e të dyshuarit për krime.
Ndër të tjera opozitarët teksa vazhdojnë protestat e nisura kundër këtij rregullimi ligjor, kanë shprehur shqetësimet se nëse ky ligj hyn në fuqi Kina do të vendosë në objektiv opozitarët politikë në Hong Kong.
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu