Bashkimi Evropian mund t’i japë dritën jeshile vaksinave kundër COVID-19 që po zhvillohen nga Moderna dhe Pfizer/BioNTech që në dhjetor.
Sipas Euronews, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të enjten se vaksinat mund të aprovohen para fundit të vitit, gjë që do t’i lejojë ato të shpërndahen në Evropë.
Agjencia Evropiane e Medicines (EMA) është “në diskutimet e përditshme” me FDA, homologen e saj amerikane, për të “sinkronizuar vlerësimet e tyre të vaksinave” kundër COVID-19, ajo tha në një konferencë për shtyp të enjten.
“Nëse të gjitha procedurat shkojnë pa probleme, EMA mund të japë për Pfizer/Biontech dhe Moderna autorizimin e tyre të kushtëzuar në fillim të pjesës së dytë të dhjetorit”, ka thënë von der Leyen.
E pyetur në lidhje me përdorimin e mundshëm të një vaksine të zhvilluar në Rusi – për të cilën Hungaria, në veçanti, ka shprehur interes – në BE, ajo ishte shumë e kujdesshme.
“Çdo vaksinë do të duhet të kalojë nëpër procedurën e autorizimit të EMA, me transparencë të plotë”, tha ajo.
Ndryshe, po sipas Euronews, Komisioni Evropian deri më tani ka nënshkruar pesë kontrata për të porositur paraprakisht vaksinat e mundshme: me kompaninë suedeze-britanike AstraZenaca, kompaninë amerikane Johnson&Johnson, dyshen franko-britanike Sanofi-GSK, dyshen SHBA-gjermane Pfizer/BioNTech dhe CureVac të Gjermanisë.
Më herët të enjten, Ugur Sahin, drejtori i BioNTech, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte e mundur që vaksina e tyre të mund të merrte autorizim dhe të shpërndahej në SHBA dhe BE para vitit 2021. /Telegrafi/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...