Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim ka thënë se blloku është duke shqyrtuar mundësinë e sigurimit të 20 miliardë eurove për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor të arrijë ekonomikisht me pjesën tjetër të Evropës.
Ndërsa ishte në Shkup në hapin e parë të turneut të tij në Ballkan, Oliver Varhelyi tha se fondet që BE planifikon të mbledhë me partnerët e saj financiarë ndërkombëtarë do të ndihmonin rajonin të rimëkëmbet nga pasojat financiare të pandemisë COVID-19, transmeton portali arbresh.info.
BE tashmë ka miratuar një paketë prej 9 miliardë eurosh nga buxheti i saj për Ballkanin Perëndimor, që përfshin Maqedoninë e Veriut.
Varhelyi tha se vendet në rajon duhet të përmirësojnë infrastrukturën e tyre bazë dixhitale dhe t’i bëjnë sistemet e tyre të energjisë më të besueshme dhe më të gjelbërta.
Ai tha se një lëvizje fillestare do të ishte heqja e qymyrit nga prodhimi rajonal i energjisë.
“Ky mund të jetë një lojë-ndryshues dhe vetëm duke zëvendësuar qymyrin me gaz, emetimet do të ulen me 60%”, tha Varhelyi.
Ndërkohë Varhelyi pritet që nesër të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë në Kosovë./arbresh.info/
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...