Komisioni Evropian e ka shpallur të përfunduar krizën e emigratëve, gjithashtu ka ashpërsuar kritikat për ‘lajmet e rreme’ dhe keqinformimin për këtë çështje, shkruan The Guardian, përcjell arbresh.info.
Frans Timmermans, zëvendëspresidenti i parë i Komisionit Evropian, tha:
“Evropa nuk është duke u përballur më me krizën e emigrantëve, me të cilën jemi përballur në vitin 2015, por ende kanë mbetur disa probleme strukturore”.
Sipas të dhënave të publikuara nga agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara UNHCR, në vitin 2018, më shumë se 116 mijë njerëz e kanë kaluar Detin Mesdhe. Ky numër është 89% më i vogël sesa shifra e vitit 2015, kur kriza ishte në nivelin më të lartë.
Ndërsa Brukseli thotë se problemet me emigrantët nuk janë zgjidhur ende në Greqi, ku ndodhen katër mijë emigrantë. Zyrtarët evropian kanë thënë në mënyrë jozyrtare se ky problem nuk po zgjidhet për shkak të menaxhimit të dobët të fondeve të BE-së nga Greqia./arbresh.info/
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...