Këshilli Evropian ka ratifikuar një marrëveshje të arritur një javë më parë nga shtetet anëtare për rritjen e mbështetjes së Bashkimit Evropian për forcat e armatosura ukrainase. Ndihma për të cilën u pajtua BE-ja kap vlerën prej 5 miliardë eurosh, që do të jepet përmes një fondi të dedikuar për ndihmë, tha Këshilli përmes një njoftimi.
“Ne këtë fond ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën që të mbrojë veten nga lufta e agresionit të Rusisë, duke i ofruar çfarëdo që i duhet për aq kohë sa i duhet”, tha shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
BE-ja do të përdorë paratë për të financuar blerjen e pajisjeve ushtarake vdekjeprurëse dhe jovdekjeprurëse dhe për trajnim, u tha në deklaratë.
Këshilli po ashtu ka miratuar rregullat për prokurimin e përbashkët të këtyre pajisjeve nga kontraktorët e mbrojtjes nga Norvegjia dhe BE-ja.
Me 5 milionë euro të miratua të hënën, tavani i këtij fondi tashmë është vendosur të jetë 17 miliardë euro për periudhën 2021-2027.
Javën e kaluar, ambasadorët e 27 shteteve anëtare të BE-së kishin miratuar këtë fond për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022./rel
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...