Vaksina Pfizer-BioNTech është e para në Bashkimin Evropian që miratohet për përdorim tek fëmijët e moshës 12-15 vjeç.
Sipas medieve të huaja, para kësaj, inokulimet kundër COVID-19 kishin qenë në dispozicion vetëm për ata të moshës 16 vjeç e lart.
“Komiteti i barnave nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar sot përdorimin e vaksinës nga Pfizer-BioNTech e quajtur Comirnaty, për adoleshentë nga mosha 12 deri në 15 vjeç”, tha Marco Cavaleri, Shefi i Strategjisë së Kërcënimeve Biologjike dhe Vaksinave të Shëndetit.
“Vaksina ishte tashmë e autorizuar tek njerëzit nga mosha 16 vjeç e lart dhe tani kemi të dhëna që tregojnë se vaksina është e sigurt për personat nga mosha 12 deri në 15 vjeç”, u shpreh ai.
EMA, e cila është përgjegjëse për vlerësimin dhe mbikëqyrjen e produkteve medicinale në BE, arriti në përfundimin se përfitimet nga vaksina e Pfizer për këtë grupmoshë tejkalojnë rreziqet; por gjithashtu tha që për shkak të numrit të kufizuar të fëmijëve të përfshirë në studim, testimi nuk arriti të zbulojë efekte anësore të rralla.
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Banorët e ‘Brigadës 153’ në Hajvali përballen me...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...