BE-ja do të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të reja mbi Sirinë, për shkak të përdorimit të armëve kimike.
Krerët e BE-së pritet të takohen të hënën për të diskutuar mbi Sirinë, pikërisht mes perspektives së veprimeve ushtarake perëndimore pas një sulmi të dyshuar kimik më 7 prill, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Diplomatët dhe zyrtarët në Bruksel thanë se përgatitja e deklaratës së ministrave është duke u përgatitur dhe kjo mund të ndryshojë gjatë fundjavës, në varësi të zhvillimeve.
Aktualisht, ajo i referohet sanksioneve ekzistuese të BE-së mbi Sirinë, të cilat listojnë 257 njerëz për “shtypjen e dhunshme” të civilëve, si dhe për përfitim dhe mbështetje të qeverisë.
Ministrat pritet gjithashtu të përsërisin se BE nuk do të paguajë “për rindërtimin e Sirisë pa dialog politik midis Damaskut dhe opozitës”./arbresh.info/
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë
Çmimet vazhdojnë të rriten: Sa kushton një litër naftë në Zv...
Dogana e Kosovës pjesë e projektit të organizuar nga Komisio...
Van Damme i pikëlluar me vdekjen e Chuck Norris: Pusho i qet...
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...