Bashkimi Evropian do të pezullojë javën e ardhshme sanksionet ndaj sistemit bankar të Sirisë, sektorëve të energjisë dhe transportit, thanë diplomatët. Ky vendim po bëhet për të ndihmuar në rindërtimin e shtetit pas rrëzimit nga pushteti të Bashar al-Assadit.
Sundimtarët e rinj të Sirisë kanë kërkuar që Perëndimi të lehtësojë sanksionet ndaj shtetit, që u vendosën për të shënjestruar regjimin e Assadit gjatë luftës civile siriane.
Por, Evropa dhe fuqitë e tjera kanë hezituar që të bëjnë lëvizje në këtë drejtim pa marrë sinjale të qarta nga sundimtarët e rinj islamistë në Damask nëse ata janë seriozë që të bëjnë një tranzicion gjithëpërfshirës.
Hapi që pritet të marrë dritën e gjelbër gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel është lëvizje formale, pasi muajin e kaluar blloku u pajtua që të pezullojë sanksionet në fusha kyç.
Diplomatët thanë më 21 shkurt se sanksionet mund të rivendosen nëse sundimtarët e rinj të Sirisë shkelin premtimet për të respektuar të drejtat e minoriteteve dhe bëjnë kthim prapa në demokraci.
Kombet e Bashkuara thanë një ditë më parë se me ritmet aktuale të rritjes, Sirisë do t’i duhen më shumë se 50 vjet që të kthehet në nivelin ekonomik që kishte para se të niste lufta civile.
Shumica e infrastrukturës së Sirisë është shkatërruar dhe ekonomia është shkatërruar po ashtu për shkak të viteve të izolimit ndërkombëtar, pas shtypjes që i bëri Assadi më 2011 opozitës, gjë që nxiti luftën civile.
BE-ja dhe fuqitë e tjera ndërkombëtare po përpiqen që të kenë ndikim në Siri pas rrëzimit të Assadit, i cili ishte mbështetur nga Rusia dhe Irani./rel/
Gjermania merr masa paraprake në rast të hakmarrjes nga Iran...
Mesazhi i ashpër i Trump për kompanitë e naftës: Mbani çmime...
Rizvanolli: Kosova në asnjë moment nuk ka qenë në kolaps ene...
Ferizaj prezanton transferimin e radhës, Rejan Thaçin
Dogana kap 650 gram fara të dyshuara kanabisi në pako nga Gj...
Aktakuzë ndaj një burri në Gjakovë për kanosje me armë ndaj ...