Bashkimi Europian dhe Japonia arritën në një marrëveshje politike për hartimin e një traktati të tregtisë së lirë, një përgjigje e përbashkët për prirjen proteksioniste të SHBA-së.
“Ne kemi arritur një marrëveshje politike në nivel ministrash dhe tani rekomandojmë konfirmimin e saj gjatë samitit BE-Japoni parashikuar të mbahet të enjten në Bruksel”, tha komisionerja europiane e Tregtisë, Cecilia Malmstrom pas takimit me ministrin japonez të Punëve të Jashtme, Fumio Kishida.
Samiti, që do të zhvillohet sot, do të mbledhë presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, atë Këshillit Europian, i cili përfaqëson dhe shtetet anëtare, Donald Tusk si dhe kryeministrin japonez, Shinzo Abe.
“Ne kemi mundur të konfirmojmë arritjen e një marrëveshjeje kornizë”, deklaroi ministri Kishida për gazetarët japonezë në Bruksel, sipas stacionit televiziv japonez, NHK.
Europianët dhe japonezët kanë hequr çdo dyshim për arritjen e marrëveshjes politike para samitit G20-s që do të zhvillohet të premten dhe të shtunën në Hamburg të Gjermanisë.
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...
Bayern Munich i bashkohet klubeve angleze në garën për trans...
Shtatë për qind e pagës për shëndetin, “funksionalizimi i pl...
E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani
SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Ir...