Bashkimi Evropian i ka kërkuar Izraelit t’i japë fund operacioneve të fundit ushtarake në Gazë.
“BE shpreh keqardhje për prishjen e armëpushimit në Gazë dhe vdekjet e civilëve, përfshirë fëmijë, në sulmet ajrore izraelite”, thanë në një deklaratë të përbashkët shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe komisioneret Dubravka Suica dhe Hadja Lahbib.
“BE i bën thirrje Izraelit të përfundojë operacionet e tij ushtarake dhe përsërit thirrjen ndaj Hamasit që të lirojë menjëherë të gjithë pengjet”, thuhet në deklaratë.
“BE i kërkon gjithashtu Izraelit të ushtrojë përmbajtje dhe të lejojë hyrjen e papenguar të ndihmës humanitare dhe të energjisë elektrike në Gazë”, sipas deklaratës./abcnews.al
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë