Komisioni Evropian thuhet se do të rekomandojë këtë muaj që bisedimet e pranimit në BE duhet të fillojnë me Ukrainën.
Është pjesë e një përpjekjeje për të sinjalizuar mbështetje për Kievin përpara se Hungaria të marrë presidencën e rradhës të BE muajin e ardhshëm, raportoi Financial Times.
Në fillim të këtij viti, BE-ja njoftoi se po dërgonte një ndihmë shtesë prej 42 miliardë funtesh për Ukrainën – por vetëm pas javësh rezistence nga Hungaria, e cila thuhet se ka shqetësime për të drejtat e pakicave në Ukrainë.
Marrëveshja përfshinte një diskutim vjetor të paketës dhe opsionin për ta rishikuar atë në dy vjet “nëse është e nevojshme”.
Hungaria merr presidencën e rradhës të BE-së më 1 korrik. Aktualisht mbahet nga Belgjika./abcnews.al
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan