Liderët e Bashkimit Evropian kanë premtuar të shtunën për të përqafuar provincën britanike të Irlandës Veriore në BE nëse një referendum do ta bashkonte atë me Republikën e Irlandës.
Në një samit të thirrur për t’u pajtuar me planin e BE-së për negociata me Britaninë derisa e njëjta largohet nga blloku, kryeministri irlandez Enda Kenny ka kërkuar nga anëtarët tjerë të pranojnë se Irlanda e Veriut, sikurse Gjermania Lindore më 1990, të hyjë automatikisht në BE në rast të bashkimit me shtetin anëtar ekzistues, raporton Reuters.
Marrëveshja e së Premtes së Mirë e vitit 1998 për t’i dhënë fund dhunës në Irlandën Veriore parasheh mbajtjen e referendumeve në të dyja anët e kufirit për bashkimin e ishullit nëse Londra dhe Dublini shohin përkrahje publike për të, transmeton Koha.
Liderët e BE-së dhanë miratimin e tyre politik për atë që ekspertët ligjorë irlandezë dhe të BE-së thonë se është pozicioni i së drejtës ndërkombëtare për ndryshime të tilla territoriale.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...