Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, e bllokoi anijen, duke thënë se “shpëtimi i jetëve në det është detyrim, porse transformimi i Italisë në një kamp të madh refugjatësh nuk është”.
“Këtë herë dikush duhet të thotë jo”, tha Salvini.
UNHCR-ja u bëri thirrje qeverive t’i lënë mënjanë çështjet politike dhe “të shpëtojnë qindra migrantët afrikanë që kanë nevojë për ndihmë”.
Viteve të fundit, Italia është marrë me qindra-mijëra migrantë nga Libia që kanë hyrë në territorin e saj, gjatë përpjekjeve për të arritur Evropën.
Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, tha se e ka informuar homologun e tij italian, Giuseppe Conte, se vendi i tij nuk do ta pranojë anijen.
“Veprimet e autoriteteve italiane shkojnë dukshëm në kundërshtim me rregullat ndërkombëtarë dhe mund të krijojnë një situatë të rrezikshme për të gjithë të përfshirët”, tha Muscat.
“Bëhet fjalë për njerëz … Prioritet i autoriteteve italiane dhe malteze është të sigurojnë se këta njerëz marrin kujdesin e duhur”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...