Bashkimi Evropian ka reagur pas sulmin terrorist në vendin e koncerteve në Crocus të Moskës.
BE shpreh tronditjen dhe neverinë për sulmin terrorist në vendin e koncerteve në Crocus të Moskës.
Përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE-së, Peter Stano, përmes një postimi në rrjetin social “X”, dënon të gjitha sulmet kundër civilëve.
“BE-ja është e tronditur dhe e tmerruar nga raportet për një sulm terrorist në vendin e koncerteve të Crocus City Hall në Moskë. BE dënon të gjitha sulmet kundër civilëve. Mendimet tona janë me të gjithë ata qytetarë rusë që janë prekur”, ka shkruar Peter Stano.

Kujtojmë që të paktën 40 persona u vranë dhe 100 u plagosën, nga të shtënat në sallën e koncerteve./Arbresh.info/
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...