Liderët e Bashkimit Europian kanë rënë dakord të enjtën që të vendosin sanksione të reja ndaj sektorëve financiarë, energjetikë dhe transportues të Rusisë dhe të vendosin kontrolle të eksporteve, si dhe të vendosin në listën e zezë më shumë rusë për pushtimin e Ukrainës nga Moska.
“Këshilli Europian bie dakord sot për masat e mëtejshme kufizuese që do të imponojnë pasoja masive dhe të rënda ndaj Rusisë për veprimin e saj”, thuhet në deklaratën e 27 liderëve të BE-së, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
“Këto sanksione mbulojnë sektorin financiar, sektorin e energjisë dhe transportit, mallrat me përdorim të dyfishtë, si dhe kontrollet e eksportit dhe financimin e eksportit, politikën e vizave, listimet shtesë të individëve rusë dhe kriteret e reja të listimit”, thuhet në deklaratë./arbresh.info/
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Bora paralizon Japoninë, 16 viktima dhe kaos në transport