Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën kryesinë e Joe Biden, do të rihyjnë në Marrëveshjen e Klimës së Parisit.
Përveç kësaj, ata mund të bashkohen me Organizatën Botërore të Tregtisë dhe të angazhohen në një përgjigje globale ndaj pandemisë së koronavirusit, vlerëson BBC, transmeton portal arbresh.info
Selia zgjedhore e Biden e përshkruan atë si një plan për të rinovuar lidershipin amerikan dhe një premtim për të “zhbërë instiktet përçarëse, unilaterale të Presidentit Donald Trump”.
Sipas BBC, Biden do t’i marrë seriozisht plagët e shkaktuara ndaj aleatëve dhe do të riparojë dëmet që u kryen nga Presidenti Trump, edhe pse disa kërkesa kryesore politike të tilla si presioni mbi anëtarët e NATO-s për të mbeldhur 2% të PBB-së për mbrojtjen mbetet e njëjtë.

Me zgjedhjen e Joe Biden President në SHBA, ndryshime mund në Lindjen e Mesme mund të priten vetëm kur bëhet fjalë për Iranin dhe Arabinë Saudite.
Biden do të ri-hynte në marrëveshjen bërthamore me Iranin nëse Teherani vazhdon të përmbushë detyrimet e tij. Ai gjithashtu tha se do t’i jepte fund mbështetjes amerikane për luftën e zhvilluar nga Arabia Saudite në Jemen.
Presidenti i ri amerikan ka shumë vite përvojë në politikën e jashtme, ai ishte anëtar dhe kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit për shumë vite, dhe ai gjithashtu shkoi në misionet e politikës së jashtme si nënkryetar i Barack Obama.
Gjithashtu, ndryshe nga Donald Trump, ai është më i prirur të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me aleatët tradicionalë, kryesisht me BE dhe NATO./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit