Shteti gjerman i Bavarisë ka miratuar një ligj të ri të diskutueshëm të integrimit që kërkon nga të gjithë emigrantët të respektojnë kulturën ‘dominuese’ lokale.
Qeveria e shtetit që udhëhiqet nga CSU tha se legjislacioni i ri është miratuar pasi vendi është duke u përballur me fluksin e madh të emigrantëve, transmeton arbresh.info.
Gjermania ka pranuar më shumë se 1 milionë refugjatë gjatë vitit të kaluar, pasi kancelarja Angela Merkel njoftoi se do të pranojë të gjithë sirianët që janë larguar nga lufta.
Pas fluksit të emigrantëve, Bavaria ishte shteti i parë që diktojë azilkërkuesit se ku dhe si duhet të jetojnë.
“Në këtë formë ne jemi duke ju garantuar emigrantëve që të jetojnë me ne në Bavari, dhe përskaj nesh”, tha ministrja për çështje sociale Emilia Müller.
Ligji gjithashtu parashikon fonde shtesë për shkollat dhe klasat e gjuhës gjermane./Arbresh.info
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit