Komandanti ushtarak amerikan, Steven Gventer, thotë se një batalion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, me më tepër se 1,100 ushtarë të NATO-s, do të vendoset në Poloni, në fillim të muajit prill, derisa aleanca veri-atlantike, po e krijon një forcë të re në përgjigje ndaj okupimit dhe aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë.
Nënkoloneli Gventer, i cili e komandon këtë grup, tha mbrëmë vonë se batalioni është “mision, e jo cikël i zhvillimeve stërvitore”.
“Qëllimi është për ta zmbrapsur agresionin në Baltik dhe Poloni”, tha Gventer dhe ka shtuar se “forca është plotësisht e gatshme për të qenë vdekjeprurëse”.
Në përbërje të këtij batalioni janë 900 ushtarë amerikanë, afro 150 britanikë, dhe 120 ushtarë rumunë.
Kjo është njëra prej katër formacioneve shumëkombëshe në gjithë rajonin e Baltikut.
Rusia e ka dënuar këtë vendosje duke e vlerësuar si strategji agresive në kufijt e saj.
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...