Gazetarja e përdhunuar, Viktoria Marinova, e cila më vonë u gjet në një park në afër lumit Danub në Bullgari, ka tronditur mbarë opinionin.
Prokurorët kanë bërë të ditur se gazetarja ishte rrahur, përdhunuar dhe ishte vrarë, transmeton portali arbresh.info
Komisioni i BE-së ka kërkuar nga Bullgaria që të përshpejtojë hetimin dhe të gjej sa më parë vrasësin e saj.
Detektivët kanë theksuar se telefoni i saj celular, çelësat e makinave, syzet dhe një pjesë e rrobave të saj mungonin.
Grupe të mëdha njerëzish janë mbledhur në Monumentin e Lirisë në qytetin e Ruse, Bullgari, këtë mbrëmje dhe kryeqytetin e Sofjes për të përkujtuar gazetaren e vrarë, e cila po hetonte korrupsionin e supozuar në të cilin përfshihet fondet e BE-së./arbresh.info/

Fitoi përballë Orban/ Merz uron Magyar: Drejt një Evrope të ...
Numërohen 84.91% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahe...
Inter fiton me rikthim ndaj Comos dhe i afrohet edhe më shum...
Ylli i Parisit rikthehet për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpo...
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...