Bankat ruse humbën një total prej 1.5 trilion rubla (24.95 miliardë euro) në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, tha sot një zyrtar i lartë i bankës qendrore ruse në një intervistë me të përditshmen e biznesit RBC.
Është hera e parë që ky organ rregullator publikon bilancin e sektorit bankar që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt, transmeton arbresh.info.
Rreth dy të tretat e humbjeve të bankave lidhen me operacionet e këmbimit valutor, tha Dmitry Tulin, zëvendësguvernator i parë i bankës qendrore ruse, raporton Reuters.
Tulin tha se ka më shumë se 50 për qind mundësi që humbjet për të gjithë vitin të mos kalojnë shifrën prej 1.5 trilion rubla nga gjysma e parë e vitit, raporton reuters. Humbjet u përqendruan te bankat më të mëdha.
Bankat me humbje shënuan një humbje totale prej 1.9 trilion rubla (31.6 miliardë euro), krahasuar me huadhënësit fitimprurës që fituan një total prej 400 miliardë rubla (6.65 miliardë euro).
Banka qendrore nuk pret një përsëritje të krizës bankare të viteve 2014-2017, kur iu desh të shpëtonte disa institucione krediti dhe të revokonte licencat e biznesit të qindra bankave me kapital të dobët.
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...