Banka Qendrore Evropiane rriti normën e interesit për herë të parë në 11 vjet të enjten, një lëvizje e madhe kjo, teksa ligjvënësit kanë frikë se do të humbasin kontrollin e rritjes së çmimeve të konsumit.
Me inflacionin që tashmë po i afrohet një numri dyshifror, ekonomia e BE po vuan nga ndikimi i luftës së Rusisë në Ukrainë.
Por shefja e BQE, Christine Lagarde thotë se ndryshimi i politikës do të forcojë ndryshimin për prirjen e inflacionit dhe do të ndihmojë BQE-në të arrijë objektivin e saj në një afat më të gjatë.
Banka miratoi një rritje prej 0.5 përqind pasi perspektiva e inflacionit po përkeqësohet me shpejtësi.
Vendimi u ndikua edhe nga rënia e fundit e euros në një nivel të ulët prej dy dekadash kundrejt dollarit .
Këshilli drejtues i bankës tha se “gjykoi se ishte e përshtatshme për të ndërmarrë një hap të parë më të madh në rrugën e normalizimit të normës së politikës së saj sesa sinjalizohej në mbledhjen e tij të mëparshme”./tch/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK