Banka Botërore është zotuar se do t’i ndajë 12 miliardë dollarë si ndihmë për shtetet në zhvillim, të cilat po përballen me përhapjen e koronavirusit.
Në pakon e kësaj ndihme financiare përfshihen hua me shkallë të ulët të interesit, grante dhe ndihmë teknike.
Kjo masë erdhi në kohën kur udhëheqësit botërorë janë zotuar se do t’i mbrojnë vendet e tyre nga ndikimi negative ekonomik i përhapjes së koronavirusit dhe kur pati paralajmërime se shtetet mund të zhytën në recesion.
Banka Botërore tha se do t’i bëjë prioritet vendet më të varfra dhe që rrezikohen më së shumti. Ndihma financiare do të jepet me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të shëndetit publik dhe bashkëpunimit me sektorin privat për zvogëlimin e ndikimit negative të koronavirusit në ekonomi.
Autoritetet kanë konfirmuar se më shumë se 92 mijë persona në botë janë infektuar me koronavirus. Mbi 80 mijë raste janë regjistruar vetëm në Kinë, ku më shumë se 3 mijë njerëz kanë vdekur.
Të mërkurën, zyrtarët kinezë i raportuan 38 vdekje të reja dhe rënie të numrit të personave të infektuar, shkruan “BBC”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit