Babai vret aksidentalisht djalin duke luajtur në supermarket (VIDEO)

14:00 | 14 Tetor 2016
M. A.

Disa pamje shqetësuese janë shpërndarë sot në internet ku një prind nga Kina duke luajtur me djalin e tij aksidentalisht i shkakton atij vdekjen.

Pamjet tregojnë babë e bir duke luajtur me njëri tjetrin por në një moment humbet kontrollin dhe bie mbi fëmijën .

Një pediatër ka treguar për mediat kineze se djali mund të ketë pësuar frakturë cervikale, pasi e gjithë pesha e trupit të burrit është ushtruar në pjesën e sipërme të trupit të djalit, sidomos në kokë dhe qafë.

Aksidenti tragjik është shpërndarë në internet për të paralajmëruar prindër të tjerë për rreziqet e luajtjes në këtë mënyrë me fëmijët e vegjël.

Edhe pse gruaja pranë tyre e ndihmon shpejt burrin të ngrihet, fatkeqësisht djaloshi kishte pësuar thyerje qafe dhe thuhet se ka ndërruar jetë më vonë në spital.

 

https://youtu.be/6OCxB4Yvmj0

Shpërndaje në rrjete sociale