Një baba shpëtoi vajzën e tij pasi ajo u kafshua nga një peshkaqen në një ishull të Karolinës së Veriut.
Autoritetet thane se një peshkaqen kafshoi pulpën e këmbës së vajzës ndërsa ajo po notonte në anën lindore të ishullit Bald Head të dielën në mëngjes.
Zyra e Sherifit të Qarkut në Brunswick tha në një raport, se peshkaqeni kishte kafshuar pulpën e djathtë të vajzës derisa ajo po notonte, por kur ajo u dëgjua për herë të parë duke ulëritur, tashmë kishte hipur në një rrip rëre.
Raporti thotë se babai i vajzës e kishte çuar në plazh me një dërrasë sërfi dhe se një instruktor i sërfit aty pranë ishte dëshmitar i rastit dhe thirri 911.
Ajo u dërgua në një spital në Wilmington dhe Departamenti i Sigurisë Publike i Bald Head Island tha se vajza ishte “kafshuar nga diçka që besohet të jetë një peshkaqen i mitur”, dhe plaga nuk ishte kërcënuese për jetën./Arbresh.info/
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...