Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi.
Mediat atje, shkruajnë se një baba ka torturuar foshnjën e tij 2 muajsh. Në pamjet në fjalë duket Yunus Göç duke rrahur egërsisht fëmijën dhe arsyeja ishte e qara e foshnjës.
Sipas “>haberturk.com, pamjet e dhunshme janë filmuar nga telefoni, kamerën e të cilit nëna e foshnjës e kishte lënë fshehurazi hapur, para se të dilte nga shtëpia.
Në video dëgjohet foshnja që qan, ndërsa i ati e godet dhunshëm.
Abuzimi përfundoi vetëm kur nëna u kthye në shtëpi dhe ia rrëmbeu fëmijën nga duart babit mostër. Fëmija u transportua në spital me hemorragji cerebrale, ndërsa babai i tij u arrestua.
“Ai nuk duhet të dalë kurrë nga burgu”, ka thënë nëna e fëmijës për mediat vendase.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...