Seanca dëgjimore e ish-mjekut të gjimnastikës, Larry Nasar, që akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 256 vajza, është goditur nga babai i njëres nga viktimat.
Sigurimi në sallën e gjyqit në Michigan ka reaguar shpejt për të ndalur babain, Randall Margavas, i cili u hodh drejt Larry Nassar, pasi vajza e tij përfundoi së lexuari deklaratën e saj mbi akuzat e ish-mjekut, transmeton portali arbresh.info
Pasi dy vajzat e tij mbraruan me akuzat, Margraves ka kërkuar nga gjykata që të qëndrojnë vetëm për pesë minuta në dhomë me “demonin”, megjithatë, gjykatësi ka refuzuar kërkesën e prindit.
Ky edhe ka qenë momenti kur prindi i dy vajzave është drejtur për të grushtuar Larry Nassar.
Dy vajzat e tij thanë se ishin ngacmuar seksualisht nga ish-mjeku i gjimnastikës, por shtuan se edhe motra e tyre e tretë kishte përjetuar të njejtën gjë.
Nassar është në gjykatë për dëgjimin e tij tretë dhe të fundit./arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=I9uLT4u8JzQ
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës