“Nuk e di se kur do të rrëzohet qeveria”, tha Giuliani, gjatë një samiti të kryengritjes së Iranit, që u mbajt nga Organizata e komuniteteve iraniano-amerikane në Nju Jork më 22 shtator.
“Mund të jenë në pyetje disa ditë, muaj, apo disa vite (për rrëzimin e qeverisë). Por, do të ndodhë”, tha Giuliani para këtij grupi që kundërshton qeverinë në Teheran.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se Giuliani nuk flet në emër të administratës sa i përket çështjes së Iranit. Edhe Giuliani tha se këto qëndrime të tij të shprehura në këtë samit janë personale dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të presidentit Trump.
Administrata amerikane në vazhdimësi ka thënë se nuk po kërkon “ndryshim të regjimit” në Teheran, por vetëm kërkon “ndryshim të sjelljes të Iranit.
Presidenti Trump e ka akuzuar Iranin se mbështetë aktivitetet ushtarake në rajon dhe po tenton që të zhvillojë armë bërthamore, akuza këto që Teherani i hedh poshtë.
Në muajin maj, Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 në mes të Teheranit dhe fuqive botërore dhe rivendosi sanksione. Pakti bërthamor i mundësonte Iranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.
Sanksionet amerikane kanë përkeqësuar krizën ekonomike në Iran dhe kanë shkaktuar zhvlerësim të madh të valutës kombëtare iraniane, rialit.
“Sanksionet po funksionojnë. Vlera e valutës ka rënë… këto janë ato kushte që çojnë në një revolucion të suksesshëm”, tha Giuliani.
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...