
A Syrian boy walks in the rubble of destroyed buildings in the rebel-held town of Saqba on February 6, 2017. / AFP / AMER ALMOHIBANY (Photo credit should read AMER ALMOHIBANY/AFP/Getty Images)
Belgjika nuk mund të refuzojë vizat për një çift sirian që janë larguar nga Aleppo për arsye humanitare, tha avokati i lartë i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Avokati i Përgjithshëm Paolo Mengozzi, ka thënë se vendet e BE-së ‘duhet të nxjerrin një vizë’ në rastet kur refuzohet dikush që është në ‘rrezik çnjerëzor ose poshtërues’, transmeton portali arbresh.info.
Rasti ka të bëjë me nje çift të krishterë nga Aleppo, të cilët kanë aplikuar për një vizë të Belgjikës përmes ambasadës së Bejrutit me qëllim që të kërkojnë azil sapo të arrijnë në vend.
Aplikimi i tyre është refuzuar, pasi zyra për të huajt në Belgjikë ka konsideruar se çifti kishte planifikuar të qëndronte në Belgjikë edhe pas afatit 90 ditor të vizës.
Çifti në fjalë kanë apeluar dhe zyra belge e azilit dhe imigracionit e kanë referuar lëndën në gjykatën e lartë të BE-së./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...