Avionët spiunë rusë kanë zbritur në një lartësi të ulët mbi Uashington D.C, më pas edhe në Bedminister, Nju Xhersi ku presidenti amerikan është duke qëndruar.
Avioni i paarmatosur Tupolev Tu-154M u nis nga Moska për të arritur në Virgjinian jugore duke bërë paraqitje në kryeqytetin e këtij vendi, transmeton portali arbresh.info.
Fluturimet janë krejtësisht ligjore dhe të lejuara nga Shtetet e Bashkuara sipas Traktatit mbi Qiellin e Hapur, i cili u lejon 34 vendeve anëtare të kryejnë fluturime të paarmatosura mbi territorin e njëri-tjetrit.
Por, fluturimi mori rëndësi të veçantë, pasi për shkak të planit të guximshëm të zgjedhur nga rusët dhe për shkak të tensioneve në rritje mbi ndërhyrjen e pretenduar rus në zgjedhjet amerikane./Arbresh.info

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...