Një fluturim që u godit nga turbulenca të forta, që shkaktuan lëndimin e 30 personave në bord, bëri ulje emergjente në Brazil.
Boeingu 787-9 i kompanisë Air Europa po fluturonte nga Madridi për në Montevideo, në kohën kur ndodhi incidenti në ajër, tha linja ajrore.
Fluturimi UX045 u devijua në aeroportin e Natalit në Brazilin verilindor, ndërsa destinacion kishte kryeqytetin uruguaian, tha kompania spanjolle në X.
Ajo shtoi se pasagjerët që pësuan lëndime, “po merrnin vëmendje”.
Avioni, i cili kishte 325 pasagjerë në bord, u përplas me turbulencat mbi Atlantik, kur gati kishte arritur në bregun brazilian, tha një zëdhënës i Air Europas.
Avioni, pastaj, u ul normalisht dhe u prit nga autoambulancat.
Zyrtarët e aeroportit thanë se disa pasagjerë kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe u dërguan në spitalin më të afërt.
Incidenti ndodh disa javë pasi një fluturim i kompanisë Singapore Airlines u godit nga turbulenca të rënda mbi Mianmar, duke shkaktuar vdekjen e një pasagjeri dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
Turbulencat e forta janë të rralla, por studimet e fundit kanë treguar se ndryshimi i klimës mund ta rrisë rrezikun./rel
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Miftaraj: Konstituimi i Kuvendit është në dorë të Kurtit, eg...
Netanyahu viziton zonën e sulmuar nga Irani: Teherani do ta ...
Shpërthime të reja tronditin Teheranin, Izraeli konfirmon su...
U rrëzua nga biçikleta, vdes 60-vjeçari në Tiranë
Milani është i gatshëm të përfshijë një futbollistë në ofert...