Avioni presidencial amerikan Air Force One, me në bord presidentin Donald Trump dhe i nisur drejt Davosit, ka ndryshuar kurs mbi Oqeanin Atlantik dhe është kthyer pas për shkak të një problemi të vogël elektrik.
Lajmi është raportuar nga mediat amerikane, të cilat bëjnë me dije se Trump do të udhëtojë drejt Davosit me një avion tjetër.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, konfirmoi se “presidenti dhe ekipi i tij do të hipin në një avion tjetër dhe do të vazhdojnë udhëtimin drejt Zvicrës”.
Sipas informacioneve, avioni presidencial ishte nisur nga baza ajrore Andrews në orën 09:46. Rreth një orë më vonë u raportua se Air Force One kishte ndryshuar drejtim dhe po kthehej pas. Vonesa pritet të ketë ndikim në axhendën e Trump në Zvicër, ku ai pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
“Pas ngritjes, ekuipazhi identifikoi një problem të vogël elektrik. Për arsye sigurie, Air Force One po kthehet në bazën Andrews. Presidenti dhe ekipi i tij do të vazhdojnë udhëtimin me një avion tjetër drejt Zvicrës”, deklaroi Leavitt.
Më vonë, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Donald Trump është nisur sërish drejt Davosit, pasi është hipur në një avion tjetër, duke vijuar udhëtimin pas incidentit teknik me Air Force One.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...