Forcat ajrore turke kanë sulmuar pozicione të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në veri të Irakut, njofton shtabi i përgjithshëm turk.
Sipas komunikatës, operacionet ajrore janë zhvilluar në Khakurk, Zap dhe Avashin në veri të Irakut, transmeton portali arbresh.info
Gjatë operacioneve, bastionet e PKK u shkatërruan dhe 5 terroristë u vranë.
Konflikti midis Turqisë dhe PKK, që kërkon krijimin e një shteti të pavarur kurd, ka vazhduar për më shumë se 30 vjet dhe ka marrë më shumë se 40,000 jetë.
OKB dhe Bashkimi Evropian e rendisin PKK-në si një organizatë terroriste./Arbresh.info/
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...